Dhune ne Serbi

Por pikerisht keto jane elemente qe nuk pranohen nga qarqet nacionaliste dhe ekstremiste serbe te cilat jane te gatshme te perdorin edhe dhunen sic u pa ne rruget e Beogradit dhe gjate ndeshjes futbollistike me Italine.
Shkaqet janete thella
Dhuna dhe vandalizmi i grupeve ultranacionaliste serbe ne Beograd dhe Itali gjate parades se homoseksualeve dhe ndeshjes Itali - Serbi deshmojne se shkaqet jane me te thella dhe nuk kane te bejne vetem me keto manifestime. Ajo deshmon se ende ekzistojne pjese te popullit serb qe mendojne se atij i jane bere te padrejta dhe se vendi nuk po shkon ne drejtimin e duhur. Kesaj duhet shtuar edhe gjendja e rende ekonmike nivelin e larte te papunesise rreth 20 per qind si dhe historia traumatike e se kaluares se aferme. Segmentet ultranacionaliste jane ne parim shume te zeshme qe nuk do te thote se kane nje mbeshtetje te gjere pohojne ekspertet e Qendres per Studime Evropiane ne Bruksel.
Bildunterschrift Protesta kunder homoseksualeve
Serbia ishte dhe eshte nje vend tradicional ortodoks me ndikim te fuqishem te kishes dhe historise. Por Serbia per hire te se ardhmes duhet te pajtohet me te kaluaren. Ultranacionalistet e dhunshem jane nje pakice e cila ngadale po e humb dheun nen kembe. Ata mendojne se lideret e tyre i kane tradhetuar si per shembull ne ceshtjen e Kosoves dhe se dhuna eshte rruga me e mire per te shprehur mendimin e tyre pohon Georg Dura analisti i kesaj Qendre.
Leksioni ne rrugen drejt BE-se
Autoritetet e Serbise me bashkepunimin e tyre me BE-ne per ceshtjen e Kosoves dhe mbeshtetjen e parades se homoseksualeve kane deshmuar se e mbeshtesin rrugen e tolerances demokracise dhe vlerave evropiane. Nderkohe qe qarqet tradicionale dhe nacionaliste jane pikerisht kunder ketyre vlerave ne Serbi. Raste te ngjashme nuk ka por ka ngjashmeri me zhvillimet ne disa vende te tjera. Si per shembull ne Poloni apo Rumani ku ka pasur rezistence te theksuar ndaj antaresimit ne BE.
Me kohe kjo rezistence eshte zhdukur ndersa populli eshte mesuar me vlerat e tjera dhe me tolerancen. shte ky nje leksion qe duhet te mesohet ne rrugen drejt BE-se. Shoqeria duhet te hapet dhe njerezit te shohin se ekzistojne edhe mundesi tjera te jeteses thote Dura. Sipas tij nje situate te ngjashme kemi edhe ne Rusi dhe pjese tjere te Evropes Lindore.
Serbia duhet mbeshtetur
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkaku i protestave eshte shume me shokues se vete intensiteti i protestave
Ndonese skenat e dhunes gjithmone demtojne imazhin e nje vendi skenat si ato te fundit ne Beograd dhe Itali mund te shihen edhe ne vendet perendimore. Ekspertet ne Bruksel thone se shkaku i protestave eshte shume me shokues se vete intensiteti i protestave. Prandaj mendojne se Seria ka nevoje per mbeshtetje.
Keto ngjarje nuk do te demtojne shume levizjet pozitive ne raportet mes BE-se dhe Serbise pohon Georg Dura dhe shton BE nuk duhet te hezitoje ti jape Serbise statusin e kandidatit per antaresim me qellim qe te sigurohet rruga e reformave. Autoritetet serbe kane deshmuar se jane te gatshme per kompromise. Ndersa BE-ja duhet te ofroje mbeshtetjen politike dhe ekonomike.
Autor Marina Maksiomoviq/ Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama