Hillari Klinton ne Kosove

Sekretarja Klinton tha se SHBA inkurajojne kete dialog per tejkalimin e pengesave dhe zgjidhjen e ceshtjeve praktike ne menyre qe Kosova dhe Serbia te jene fqinje te mire. Kete deklarate Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton e beri gjate vizites se saj ne Kosove ne nje konference per media se bashku me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci.
Dialogu Kosove - Serbipozitiv
Une i thashe sot kryeministrit Thaci dhe dje presidentit Boris Tadic se disa ceshtje sic eshte statusi sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosoves nuk do te diskutohen tha Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton duke nenvizuar se dialogu ka te beje me arritjen e perparimit ne ceshtje te interesit te perbashket.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton me presidentin serb Boris Tadic
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha se nga Prishtina ajo do te udhetoje per ne Bruksel ku do te zhvilloje bisedime me homologet e saj te vendeve te bashkimit evropian per ceshtjen e dialogut Kosove-Serbi. Ne deshirojme qe ky dialog te jete pozitiv dhe nje pervoje e mire per Kosoven. Pra diskutimet fillojne sonte ne mbremje ne Bruksel do te vazhdojne edhe neser edhe gjate fundjaves. Une dhe koleget e mi evropian kemi nevoje qe ta strukturojme kete dialog. Ka nje numer ceshtjesh per te cilat duken gjetur zgjidhjet dhe kjo do te arrihet se bashku tha sekretarja Klinton. Sipas saj SHBA-se do te luajne nje rol mbeshtetes ne kete dialog.
Kosova eshte gati
Kryeministri Kosoves Hashim Thaci nga ana e tij tha se bashkepunimi rajonal eshte parakusht per integrimet evropiane. Ai nenvizoi se Kosova ka ndertuar tashme raporte me Malin e Zi Shqiperine Maqedonine dhe te gjitha vendet tjera te rajonit dhe ne kete linje eshte e gatshme per bashkepunim edhe me Serbine si dy shtete te barabarta.Ka ardhur koha e permbylljes se konfliktit njeshekullor ndermjet Kosoves dhe Serbise. Ka ardhur moment i bashkepunimit dhe i shikimit nga e ardhmja. Kosova eshte gati tha kryeministri Hashim Thaci.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ne Kosove
Sekretarja amerikane e shtetit Hullari Klinton gjate turneut te saj ballanik tha se SHBA-se do te mbesin te perkushtuara qe ta ndihmojme ballkanin per te arritur te nje prosperitet i qendrueshem.
Takim me serbet
Pas takimit qe zhvilloi ne Prishtine me ushtruesin e detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi dhe kryeminsitrin Thaci Hillari Klinton viziton komunen e re serbe te Gracanices ku do te takohet me udheheqesit serbe ne manastirin e ketij vendbanimi. Nje takim me vone do ta zhvilloje edhe me perfaqesues te shoqerise civile ne Prishine.
Vizita ne Kosove e Sekretares amerikane te shtetit Hillari Klinton u percoll nen masa te rrepta sigurie. Mijera qytetare kishin dale rrugeve te kryeqytetit per ta pershendetur zonjen Klinton dhe masa me e madhe e njerezve ishin mbledhur prane statujes se burrit te saj Bill Klinton e cila tash e dy vjet eshte e vendosur ne nje shesh te Prishtines i cili mban emrin Bill Klinton
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama