Dhune ne Siri Ushtria nderhyn me force qeveria pret telefonin

Sipas te dhenave te veprimtareve per mbrojtjen e te drejtave te njeriut trupat qeveritare kane rrethuar disa qytete ne krahinen Homs ne perendim te vendit dhe kane vrare te pakten gjashte njerez. Ushtaret jane mbeshtetur ne aksionet e tyre nga tanket dhe helikopteret. Sipas ketyre te dhenave qeveria ka shkeputur keto qytete nga pjesa tjeter e botes duke nderprere lidhjet telefonike dhe te internetit. Poashtu eshte nderprere edhe furnizimi me energji elektrike dhe uje. Disa xhami jane demtuar nga goditjet e artilierise.
Kater civile u vrane ne qytetin Talbisseh ne afersi te Homsit tha nje aktivist per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Dy civile te tjere u vrane ne Rastan prej tyre nje vajze me emrin Haxhar el Catib. Sipas ketij aktivisti qytetet Talbiseh dhe Rastan po mbahen te rrethuara nga ushtria. Forcat e armatosura qellojne ndaj njerezve. Mbi 100 njerez jane derguar ne spital si pasoje e plageve te marra.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga protestat
Rezultati i dhunes qeveritare - 1000 te vrare
Nje aktivist tjeter i te drejtave te njeriut njoftoi se Rastani dhe Talbisehu si dhe fshati Teir Maaleh jane rrethuar qe nga oret e mengjesit me tanke poashtu me tanke eshte bllokuar edhe autostrada ne mes te qyteteve Hama dhe Homs. Rrethina e Homsit ne Sirine Qendore eshte qendra e protestave kunder presidentit te Sirise Bashar el Assad. Gjate jave te kaluara Assad ka derguar trupat ushtarake edhe ne qytetet Tall Kallach Banias dhe Daraa.
Qe prej fillimit te protestave kunder regjimit te presidentit Baschar al-Assad ne mars sipas te dhenave te aktivisteve jane vrare mbi 1000 njerez dhe jane arrestuar mbi 10 mije te tjere. Siria zyrtarisht ben fajtore per trazirat bandat kriminale.
Autor Esat Ahmeti AG
Redaktoi Lindita Arapi