E shpetoi FIFA imazhin Blatter lirohet nga akuzat bin Hammam suspendohet

Zgjedhja e presidentit te Shoqates Boterore te Futbollit do te zhvillohet sipas planit te merkuren me 01.06.2011. Pas nje mbledhjeje qe zgjati tete ore nenkryetari i komisionit te etikes Petrus Damaseb shpalli vendimet qe priteshin. Zgjedhja ne kongresin e FIFA-s ne Zyrih kesisoj kthehet ne farse - Blatter mund te zgjidhet si i vetmi kandidat me miratimin e te pranishmeve.
Funksionaret kryesore te FIFA-s Mohammed bin Hammam dhe Jack Warner u suspenduan perkohesisht per shkak te akuzave per korrupsion. Presidenti i FIFA-s Joseph Blatter gjithashtu i akuzuar per korrupsion vazhdon te jete ne post. Komisioni i etikes arriti ne konkluzionin se sa i perket z. Joseph S. Blatter bazuar ne nenin 129 te kodit etik te FIFA-s nuk mund te mendohet se ka pasur shkelje. Ndaj edhe nuk eshte e nevojshme te merren masa te perkohshme tha Damaseb. Ne mund te marrim masa te perkohshme kunder z. Blatter vetem nese besojme qe mund te kete pasur shkelje te kodit te etikes. Per kete nuk kemi asnje pike referimi theksoi namibiani Damaseb.
Bildunterschrift Mohamed Bin Hammam hoqi dore nga kandidatura
Blerje e votave
Dy anetaret e komitetit ekzekutiv bin Hammam dhe Warner ne te kundert duhet te kene shkelur kodin e etikes duke tentuar ne takimin e Unionit te Futbollit te Karaibeve me 10 dhe 11 maj te blejne vota per zgjedhjen e bin Hammam-it. Sipas te dhenave te Sekretarit te Pergjithshem te FIFA-s Jeacuterocircme Valcke shoqata e Puerto Rico ne nje e-mail ka konfirmuar se ne me 10 dhe 11 maj kemi marre dhurata ne vleren 40.000 dollare. Bin Hammam nga Katari te dielen 29.05.2011papritur e terhoqi kandidaturen e tij per zgjedhjen e shefit te FIFA-s.
Blatter ishte akuzuar prej bin Hammam-it se ka pasur dijeni per akuzat per korrupsion po nuk e ka kallezuar ate. Nuk ka asnje aresye per ta shtyre zgjedhjen tha Sekretari i Pergjithshem i FIFA-s Jeacuterocircme Valcke. Qysh nga mengjesi i se dieles 29.05.2011komisioni i etikes u konsulutua me dyer te mbyllura ne seline e FIFA-s ne Zyrih. Bin Hammam ishte shkurt i pranishem i shoqeruar nga avokati ndersa Warner u prononcua me shkrim dhe Blatter iu pergjigj pyetjeve te komisionit duke mos pasur avokat te pranishem. Si bin Hammam ashtu edhe Warner serish i kane hedhur poshte te gjitha akuzat - njeri duke u prononcuar personalisht dhe tjetri me shkrim.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jack Warner zevendespresident i FIFA-s suspendohet perkohesisht nga detyra
Skandali me i madh ne historine e FIFA-s
Megjithate komisioni gjykoi se keta zyrtare duhet te perjashtohen perkohesisht nga aktivitetet e FIFA-s. Suspendimi tani per tani vlen per 30 dite. Gjate kesaj periudhe FIFA edhe me ndihmen e eksperteve te jashtem do te kryeje hetime te metejshme. Blatter ne kohen qe u dha konferenca e shtypit ishte larguar nga selia e FIFA-s. Pavaresisht lirimit nga akuza 75 vjecarin e presin dite te turbullta. Kerkesat per shtyrjen e zgjedhjes nuk do te reshtin. Sidoqofte tre te katertat e shoqatave ne kongres javen e ardheshme do te votojne per te.
Me kete vendim te cale ka deshtuar clirimi prej akuzave dhe shpetimi i imazhit te rrenuar te FIFA-s. Lidhur me skandalin me te madh ne historine 107 vjecare te FIFA-s mbeten shume pikepyetje. Si ka mundesi qe komisioni beson se z. Blatter nuk ka pasur dijeni per pagesat Cfare nenkupton cunami ne futboll i paralajmeruar prej Warner-it Ka kohe qe kredibiliteti i shoqates boterore eshte tronditur ne menyre te pariparueshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja e FIFA-s
Presion nga familja mbreterore
Une nuk do te vendos ambicjet e mia personale mbi dinjitetin dhe integritetin e FIFA-s. Une nuk mund te lejoj qe emri qe une e kam dashur te zhytet gjithnje e me shume ne llum per shkak te nje gare midis dy individeve shkruan bin Hammam ne faqen e tij te internetit qe loja dhe njerezit te cilet preferohen ne mbare boten duhet te kene prioritet. Ndaj une komunikoj terheqjen e kandidatures sime per zgjedhjen e presidentit. Faktikisht mendohet qe familja mbreterore ne Katar e cila deshiron qe te mos rrezikohet organizimi i Kampionatit Boteror te Futbollit 2022 ne Katar t i jete imponuar atij per te ndermarre nje hap te tille.
Me pare zbulime te reja te publikuara ne mediat britanike i ngarkonin rende bin Hammam-in dhe nenpresidentin e FIFA-s Jack Warner. Sipas nje njoftimi te gazetes Telegraph keta te dy dyshohet ti kene ofruar 25 funksionareve te FIFA-s nga Karaibet gjithsej nje milione dollare per te mbeshtetur bin Hammam-in. Pas fjalimit te fushates elektorale te bin Hammam-it me 10 maj ne Port of Spain Warner i ka ftuar te deleguarit nje nga nje ne dhomen e konferences se hotelit. Sipas Telegraph secilit nga 25 funksionareve te FIFA-s u jane ofruar si dhurate 40.000 dollare ne dore me lutjen te mos i tregoni askujt per kete.
Autor S. Faupel /V.Filaj-Ballvora dpa sid
Redaktoi L. Arapi