E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli ne Europe. Mundet Bayern

Bajerni i Mynihut ka nisur në mënyrën më zhgënjyese sezonin e ri të Bundesligës, duke u mundur 1-0 në fushën e tij nga Borussia Moenchengladbach.

Një premier e hidhur edhe për trajnerin Jup Heinkens në ndeshjen e parë zyrtare në stolin e skuadrës bavareze. Kjo e fundit do të kontrollonte ndeshjen dhe do t’i afrohej në shumë raste golit, por përpara portës vendasit do të shpërdoronin në mënyrë sistematike.

Kur pritej goli i Bajernit, miqtë do të surprizonin 80 mijë tifozët e pranishëm në “Allianz Arena” duke kaluar në avantazh me De Camargo. Sulmuesi i Gladbah do do të përfitonte nga një dalje e gabuar e portierit Noyer për të dërguar topin në rrjetë.

Megjithë përpjekjet për të shënuar, skuadra e Heinkens nuk do të shfrytëzonte rastet e paraqitura dhe në fund do të dorëzohej në humbjen 1-0 në ndeshjen e parë të Bundesligës.

Debutim i hidhur edhe për Bajer Leverkjusen, që është mundur 2-0 në fushën e Mainz. Një gabim I portierit dhe një autogol i kanë kushtuar shtrenjë skuadrës së “Aspirinave”, që i janë bashkuar Bajernit të Mynihut në zhgënjimin e këtij fillim-sezoni të Bundesligës.

Në Hollandë, Ajaksi i ka bërë një nisje të shkëlqyer sezonit të ri, duke fituar thellësisht në transfertë 4-1 kundër De Grafshap. Vendasit do të shënonin të parët, por skuadra e drejtuar nga De Boer do të përmbyste gjithcka për të marrë tri pikët e para në kampionatin e ri hollandez.

Niset dobët PSV Eindhoven, që në premierën e saj është mundur 3-1 në fushën e AZ Alkmar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›