Shefi i ri i shtabit Gjunkshi zevendeson Malajn

Largohet nga drejtimi i Shtabit të Përgjitshëm të FA-së, Gjeneral Major Makim Malaj dhe e merr detyrën Gjeneral Brigade, Xhemal Gjunkshi. Në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjeneral Malaj, vlerësoi rolin e FA në 3 vitet e drejtimit të tij.
“Ju po merrni detyrën e rëndësishme të shefit të shtabit të përgjithshëm, në një periudhë kur forcat e armatosura kanë bërë hapa shumë të mëdhenj përpara drejt plotësimit të mëtejshëm të standarteve të larta të Aleancës. Megjithë arritjet, unë mendoj se ka ende shumë punë. Duke u mbështetur tek ushtarakët tanë dinjitozë dhe të talentuar jam i bindur se ju do të arrini të realizoni angazhimet dhe detyrimet kushtetuese që kanë FA ndaj atdheut dhe aleatëve”-tha Maksim Malaj, Gjeneral Major, ish-shef i shtabit, FA.
Ndërsa shefi i ri i shtabit të FA,Gjeneral Gjunkshi, cilësoi reformimin dhe modernizimin si prioritete gjatë detyrës së tij.
“Prioritet do të jetë rishikimi i dokumentave strategjikë, ligjorë e doktrinal në përputhje me stadin dhe përgjegjësitë e FA. Reformimi dhe modernizimi i FA në të gjitha nivelet e aspektet operacionale, arsimore, logjistike e stërvitore. Do të përshpejtohet procesi i eleminimit të municioneve të tepërta e krijimi i një infrastrukture moderne dhe të përshtatshme për stërvitjen. Do të thellohet bashkëpunimi me institucionet e pushtetit qëndror dhe atij lokal për të përballuar situatat e mundshme të emergjencave civile si dhe të gjitha detyrat e tjera në funksion të Forcave të Armatosura”-tha Gjunkshi.
Gjeneral Malaj e mori detyrën e shefit të shtabit të FA, në vitin 2008. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, FA u anëtarësuan në NATO, marrin pjesë në misione paqeruajtëse në shumë vende si dhe përballuan për 2 vite rresht situatat e emergjencave civile për shkak të përmbytjeve në veri.
Denada Shkodrani