Dhunë në familje, arrestohen tre burra

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, pasi akuzohen për dhunë në familje. Kliton Xhemal Dalipi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është arrestuar pasditen e djeshme pas denoncimit që i ka bërë ish-bashkëshortja e tij.
Dalipi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane për ish-gruan e tij. Sipas policisë, Dalipi mendohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe fëmijëve.
Po pasditen e djeshme është arrestuar Luan Ali Gera 63-vjeç, banues në Tiranë. Sipas denoncimit të bërë në polici, Gera ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten. Pas denoncimit të gruas është plotësuar kërkesë- padia për urdhrin e mbrojtjes të menjëhershëme.
Një tjetër arrestim që ka pasur për motiv dhunën në familje është bërë në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë. Në pranga ka rënë Pajtim Hazis Tollja, 38 vjeç. Ai ishte i shpallur në kërkim në datën 14 gusht, pas vendimit të gjykatës që e kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dhunën në familje./Indeksonline/