Betonohet ura mbi lumin Iber

Menjëherë pas përfundimit të një ndeshjeje volejbolli ekstremistët serbë të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës kanë betonuar barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pas ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Europian në volejboll.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonine Mitrovicës, Besim Hoti, që sipas tij përmes një përziersi të betonit është bërë përforcimi i barrikadës.
Tashmë disa serbë vazhdimisht bëjnë roje te barrikada kryesore që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, ndërsa shpeshherë afër saj serbët Veriu i KosovësJarinje, KFOR zgjeron zonën e sigurisë Rrëzohet kërkesa e VV për VeriunDASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri luajnë edhe futboll.
Po ashtu, barrikadat e vendosura në pjesë të tjera të veriut, vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare veriore 1 e 31, kurse bartja e doganierëve të Kosovës për në Bërnjak dhe Jarinjë vazhdon të bëhet nga ajri.
Vetëm pak kohë pasi KFOR-i kishte hapur për qarkullim pikën në Jarinjë, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë pasi serbët kanë ngritur një tjetër barrikadë, kësaj radhe nga ana e Serbisë, duke bërë që përherë të parë barrikadat të ngrihen edhe jashtë territorit të Kosovës.
Raportohet se është shtuar numri i ushtarëve gjermanë në Jarinjë, ndërsa me helikopterë janë sjellë mjete për largim të barrikadave.
Në anën tjetër, Oliver Ivanovic, sekretar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka kërkuar komandantit të ri të KFOR-it, Erhard Dreus që të pranojë bisedimet me përfaqësuesit e serbëve për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sipas tij, këto janë kërkesa modeste, por nëse nuk përmbushen atëherë serbët e Veriut nuk do të pranojnë t’i heqin barrikadat.
Ndërsa, disa ditë më parë zëvëndëskryeminstri i Qeverisë së Kosovës Hajredin Kuçi ka deklaruar se “durimit tonë do t’i vijë fundi”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ndahen cmimet e “Pri Film Fest”
Është filmi Loverboy i regjisorit rumun Catalin Mitulescu triumfuesi i Edicionit të tretë të festivalit nderkombetar te filmit te Prishtines. Kontroll në burgun e Dubravës
Policia e Kosovës organizoi një aksion kontrollues në burgun e Dubravës me urdhër të Gjykatës së Pejës.
Thaci: Veriu, s’ka kthim prapa
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se me ndërhyrjen në veri të Kosovës kanë ndodhur një sërë ndryshimesh të mëdha dhe pozitive.
Londër, kartë për të zhdukurit në Kosovë
Karta e të Zhdukurit, e publikuara nga Akademia Britanike imponon tre obligime krysore për qeveritë, garantimin që cdo viktimë e konflikiteve të armatosura të regjistrohet menjëherë, të identifikohen saktë dhe të pranohen publikisht si të tillë. Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Në vizitat e mëparshme Albin Kurti e ka vizituar Tiranën si lider i Vetëvendosjes. Ndërsa mesditën e së Premtes për herë të parë ai është takuar me presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, si kryetar i komisionit të politikës së jashtme në Parlamentin e Kosovës.
Lajmet kryesore
Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake
Nuk ka të lënduar
Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht
Buxheti 2012, shpresë për parashikim realist
Shqiptarët mund të zgjohen më të pasur nga censusi
Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë