E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunimi i Xhisiela Malokut, Rama: Vajza po ridhunohet nga derrat e politikës

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërijnë si derra në llucën e gërr-gërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush sështë mbi ligjin, është postimi që ka bërë kryeministri Edi Rama ndaj vajzës së dhunuar nga djali i deputetit, Rrexhep Rrahja. Ky i fundit akuzohet se ka dhunuar 25-vjeçaren Xhisiela Maloku.

Ekspertiza mjeko-ligjore i konfirmoi prokurorisë se ndaj Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkohshme për punë deri në 9 ditë.

Në dy ditët e hetimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) janë konstatuar një sërë shkeljesh në trajtimin e padisë së bërë nga Xhisiela Maloku e cila ishte paraqitur për të bërë kallëzim ndaj Rexhep Rrahjes, djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Kallëzimi dyshohet se ishte për dhunë, përdhunim dhe rrëmbim. Por, pavarësisht ngjarjes së rëndë, vajzës nuk i është ofruar menjëherë urdhër-mbrojtjeje, ndaj për këtë arsye edhe oficeri Gentian Çitozi, i cili i mori çështjen, u pezullua nga detyra pas ankimit të vajzës dhe më pas më datë 25 ndaj tij është regjistruar procedim penal për shpërdorim detyre.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›