Kryemadhi: Largimi i Ramës hap negociatat për Shqipërinë
Pak minuta para se të bashkohej në protestën e opozitës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar para gazetarëve se lagimi i kryeministrit Rama është një shpresë për shqiptarët.
Rama duhet të ikë që të hapen negociatat, që tia japë një shans shqiptarëve që europianët ti thonë po Shqipërisë në muajin qershor. Kjo është më e rëndësishmja për të cilën kanë nevojë shqiptarët, – tha Kryemadhi.
Pyetjes së PD kërkon largimin e Xhafajt dhe LSI atë të Ramës, Kryemadhi iu përgjigj: Unë mendoj se janë paketë, nuk është çështje emri, është çështje filozofie, antivlere që është instaluar në shoqërinë shqiptare dhe që pengon zhvillimin e vendit. Faktet për Xhafajn janë shumë të qarta, por kjo sështë çështja kryesore, sepse është një pikë në oqeanin e zullumit që Rama ka instaluar. Largimi i Ramës do i japë shpresë shqiptarëve.
26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)