E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunimi i femrave, fiksim i Gaddafit

Ai njihej si një njeri i pasionuar pas femrave, por detajet që po dalin tani në dritë janë shokuese. Mësohet se Muammar Gaddafi, ish- lideri libian, ishte një përdhunues i pamëshirshëm. Një numër i madh femrash kanë rënë pre e tij.

Një dokumentar i RTL zbardh të vërtetat e frikshme. Kishte gra që kishin dëshirë ta takonin, por kur futeshin në zyrë apo në tendën e tij, ai i përdhunonte. Madje edhe truprojat e tij bukuroshe kanë rënë viktima të përdhunimit.

Në reportazh shfaqen meshkuj që qajnë për shkak se u duhej të mbanin të fshehtë prej kohësh faktin, që gratë ua kishte përdhunuar udhëheqësi. Edhe infermieret ukrainase të Gaddafit kanë rënë pre e dhunës seksuale.

E megjithatë, ai nuk ngopej. Me dhjetëra femra i vinin nga jashtë nga biznesmenë të ndryshëm si dhuratë. Po ashtu fiset i dërgonin rregullisht femra atij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›