E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet vrasësi i 7 personave në Kaliforni

Njeriu i armatosur që vrau shtatë vetë dhe plagosi tre të tjerë në një kolegj në Kaliforni, është identifikuar nga policia si 43-vjeçari, One Goh.

Shefi i policisë së Oakland, Houard Jordan, tha se vrasësi kishte hapur zjarr në një klasë të Universitetit të Oikos.

I dyshuari, një ish-student i kolegjit, u dorëzua në një supermarket në qytetin fqinj të Alamedas.

Oficerët e Armatosura hynë në kolegj pas sulmit të së hënës në mëngjes. Pesë persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën në spital.

Universiteti i Oikos është një institucion privat fetar, që ofron kurse në teologji, muzikë dhe infermieri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›