E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, Policia nis hetimet

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Një shtetas me detyrë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, është paraqitur mbrëmjen e sotme në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta.

Sipas të dhënave paraprake, nga Drejtoria e Policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”, ku ai është sulmuar nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›