UASHINGTON – SHBA sanksionon persona të afërt me Hezbollahun

UASHINGTON, 21 maj /ATSH-DPA/ – Uashingtoni njoftoi sot vendosjen e sanksioneve ndaj nëntë individëve, të cilët i konsideron të afërt ose pjesë të drejtuesve të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah, duke i akuzuar se “pengojnë paqen dhe çarmatimin” e grupit të mbështetur nga Irani.
Në listën e sanksioneve të shpallura nga Departmenti amerikan i Tregtisë përfshihen ambasadori i emëruar i Iranit në Liban, Mohammad Reza Raouf Sheibani, zyrtarë të shërbimeve libaneze të zbulimit aleatë politikë të Hezbollahut dhe katër drejtues të grupit.
Njëri prej të sanksionuarve është deputeti i Hezbollahut, Hassan Fadlallah, i cili ka drejtuar më parë radion “Al-Nour” dhe televizionin “Al-Manar” të lëvizjes.
Qeveria e Libanit refuzoi në mesin e marsit letrat kredenciale të ambasadorit iranian dhe urdhëroi largimin e tij nga vendi, por Sheibani ka refuzuar të largohet nga Bejruti
Vendimi i autoriteteve libaneze u kritikua ashpër nga Hezbollahu.
“Hezbollahu është një organizatë terroriste që duhet të çarmatoset plotësisht. Departamenti i Thesarit do të vazhdojë të godasë zyrtarët që janë infiltruar në qeverinë libaneze dhe që i mundësojnë Hezbollahut të vazhdojë fushatën e tij të dhunës dhe të pengojë paqen”, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e të gjitha aseteve të mbajtura drejtpërdrejt ose tërthorazi nga personat e prekur, si dhe ndalimin për qytetarët dhe kompanitë amerikane që të kryejnë transaksione me ta. /Ad.Ab./