E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga Greqia

Një 38-vjeçar është vënë pranga pas deportimit të tij nga Greqia. Policia bën me dije se ndaj tij ishte caktuar masa “arrest me burg” për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Mësohet se ai në vitin 2022 kishte dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila pas 10 ditësh humbi jetën për shkak të dëmtimeve.

“Dhunoi fizikisht me pasojë vdekjen, bashkëshorten e tij, në vitin 2022, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. H., 38 vjeç, banues në Manzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 31.03.2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasi F. H. akuzohet se më datë 18.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën pas 10 ditësh.

Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen pas deportimit të tij nga Greqia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lajme të Sugjeruara

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, pedagogët dhe PD do t’u bashkohen në mbështetje

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, pedagogët dhe PD do t’u bashkohen në mbështetje

Për herë të dytë në pak kohë, përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec

Për herë të dytë në pak kohë, përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec

Protesta në ditën e 19-të, Rama përsërit ftesën për dialog

Protesta në ditën e 19-të, Rama përsërit ftesën për dialog

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›