Dhunon gruan brenda në gjykatë, pas vendimit që fëmijën ta mbajë e ëma
Tiranë- Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar këtë të enjte dhe këtë herë në ambjentet e Gjykatës së Tiranës.
Burimet bëjnë me disa se shtetasi Genci Sefa 38-vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj të shoqes së tij A. Sefa 25-vjeç në katin e tretë të gjykatës.
Ngjarja ka ndodhur pasi gjykata kishte vendosur që fëmija 6-vjeçar i çiftit duhet të qëndronte me të ëmën pas ndarjes nga i shoqi.
25-vjeçarja e dhunuar u paraqit në ambjentet e Komisariatit numër 2 ku edhe ka bërë denoncimin.
Ky nuk është rasti i parë i dhunës së ushtruar nga bashkëshortët kundrejt femrave, ku në jo pak raste edhe të ditëve të fundit, jetët e tre grave janë marrë.