E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Audit ndërkombëtar ekonomisë. Fullani: Vendi ka përballë sfida

rama11Tiranë- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe drejtues bankash janë mbledhur në një tryezë ku kanë diskutuar për  shqetësimet me të cilat përballet sistemi bankar në vend, përfshirë taksat dhe kreditë e këqija.

Duke marrë fjalën në këtë tryezë të cilën tha se duhej të qëndronte e hapur gjithnjë jo vetëm kur ka nevojë, Rama theksoi se duhet që në hapat e parë të qeverisë së re të formohet një strukturë e ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes.

Ndaj ai u ndal në çështjen e auditivit ndërkombëtar për të vlerësuar situatën ekonomike në vend si dhe për një INSTAT të pavarur, tha ai.

“Ne do ndërmarrim një hap komplementar për të kërkuar nga një kompanie ndërkombëtare Auditim që të na ndihmojë një orë më parë të kemi të vërtetën. Pavërësimin e INSTAT që është një institucion i pabesueshëm dhe i kontrolluar nga kryeministër. Ne duam që INSTAT të shkëputet nga tutela e ekonomike dhe te kthehet ne institucion të pavarur. Të binjakëzohet me një instituti evropian për jnë periudhë 5 vjecare Shifra reale për menaxhimin e krizës së sistemit energjisë. E domosdoshme të njihet thellësia e saj. Eshtë fakt që sot kemi çerekun e kredive të konsideruara të këqija. Duhen ndërmarrë hapa të nevojshëm për të kapërcyer një situatë që nuk duhet të përkeqësohet, theksoi Rama.

Sakaq që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha se ekonomia shqiptare po përballet me sfida të mëdha ciklike dhe strukturore, teksa e ka vlerësuar këtë tryezë si vazhdimësinë e dialogut mes sistemit bankar dhe qeverisë së Shqipërisë.

“”Përballimi i sfidave kërkon një vizion optimist dhe largpamës. Kyce është ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik dhe ndjekja e politikave stimuluese”, theksoi Fullani.

“Prania e zotit Rama si kryeministër i ardhshëm i jep rëndësi të vecantë takimit. Sektori bankat është jo vetëm kontribuuesi më i madh dhe me efektiv për rritjen ekonomike të vendit, por dhe kursimtari i familjeve shqiptare dhe destinatori i fondeve në ekonomi. Tryeza i paraprin programit që do të ndjekë qeveria e re për buxhetin ekonomik dhe për qeverinë e ardhshme, u shpreh ndër të tjera Fullani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›