Rama: Auditim ndërkombëtar për situatën e krizës, INSTAT larg 'tutelës' së qeverisë
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe drejtues të bankave tregtare që operojnë në vendin tonë, në prani dhe të kreut të PS-së dhe kryeministër i zgjedhur, Edi Rama, diskutuan mesditen e sotme mbi shqetësimet me të cilat përballet sistemi bankar në vend dhe sfidat e së ardhmes.
Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin tek hapat e domosdoshëm që duhen ndërmarrë për konsolidimin e sistemit fiskal në vend, duke shtuar se për këtë duhen shifra reale. Në cilësinë e kryeministrit të vendit Rama ka bërë publike piketat e programit të qeverisë së re për konsolidimin e sistemit fiskal në vend. Dy cështjet ku u ndal Ram ishte auditivi ndërkombëtar për të vlerësuar situatën ekonomike në vend si dhe INSTAT të pavarur.
“Dua t’iu siguroj se jemi të vullnetshëm për të ndërmarrë hapat e nevojshme për konsolidimin fiskal, që së pari të kurojmë financat publike dhe së dyti të krijojmë më shumë hapësirë për të kredituar ekonominë. Rinënvizoj se ne jemi shumë të interesuar dhe të vendosur që në këtë fazë të parë të bëjmë gjithçka që e vërteta e ekonomisë të dalë në pah. Sot jetojmë në gjysmë të vërtetë. Ne do ndërmarrim një hap komplementar për të kërkuar nga një kompanie ndërkombëtare Auditim që të na ndihmojë një orë më parë të kemi të vërtetën. Pavërësimin e INSTAT që është një institucion i pabesueshëm dhe i kontrolluar nga kryeministër. Ne duam që INSTAT të shkëputet nga tutela e ekonomike dhe te kthehet ne institucion të pavarur. Të binjakëzohet me një instituti evropian për jnë periudhë 5 vjecare Shifra reale për menaxhimin e kris së sistemit energjisë. E domosdoshme të njihet thellësia e saj”, theksoi Rama.
Kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë ‘Berisha” se ka mbyllur sytë përballë situatës ekonomike ku ndodhej vendi, ndaj ka kërkuar dhe ka garantuar partneritet me bankat dhe institucionet që bashkarisht të konsolidojnë dhe shërojnë sistemin fiskal në vend.
“Ajo që kemi përballë sfidë që qeveria e Shqipërisë duhet të shihte ne sy dhe ta përballonte duke e ndarë hapur me të tjerët sot është koha për ta bërë, nëse duhet të kalojmë në një fazë të re. Kjo mund të ndodhë përmes një partneriteti dhe aleance mes individëve që e duan këtë”, apeloi Rama.
Ndër të tjera, Rama foli dhe për ndërtimi ne një strukture të ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes. “Ne kemi shprehur se duam të ndërtojmë një strukturë të ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes,. Një Këshill Ekonomik Kombëtar ku pjesëmarrja e përfaqësuesve të shoqatës tuaj është i domosdoshme. Këshilli do të funksionojë ku sfida është e madhe në funksion të përballimit të krizës që e kanë rënduar gjendjen e ekonomike dhe financave shqiptarë”, u shpreh Rama.
Fullani: Integrimi ne BE, mënyra më e mirë për të përballuar krizën aktuale
Guvernatori Fullani vlerësoi pranin e Ramës shumë të rëndësishme, pasi ai do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme, teksa bëri një pasqyrë të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
"Prania e zotit Rama si kryeministër i ardhshëm i jep rëndësi të vecantë takimit. Sektori bankat është jo vetëm kontribuuesi më i madh dhe me efektiv për rritjen ekonomike të vendit, por dhe kursimtari i familjeve shqiptare dhe destinatori i fondeve në ekonomi. Tryeza i paraprin programit që do të ndjekë qeveria e re për buxhetin ekonomik dhe për qeverinë e ardhshme”, u shpreh Fullani.
Duke u ndalur në një panoramë të përgjithshme të zhvillimeve ekonomike, Fullani tha se sot ekonomia në vend po përballet me sfida që kushtëzohen nga presioni i brendshëm, por dhe i jashtëm, ndaj në këto kushte, tha ai, kërkohet një aksion që duhet të mbështetet në tre shtylla kryesore, ruajtjen e stabilitet makrofinanciar, zbutja e pasigurisë dhe reformat drejt BE-së.
Numri 1 i Bankës së Shqipërisë në krah të Edi Ramës tha se “mënyra më e mirë për të përballuar krizën aktuale është Integrimi Evropian”.
(e.m/BalkanWeb)