E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunon të motrën 22-vjeçare, pranga një 17-vjeçari në kryeqytet

pranga-vajzesTiranë- Dhuna në familje trondit sërish femrën shqiptare dhe opinionin. Një 22-vjeçare është dhunuar nga vëllai i saj adoleshent. Policia pas denoncimit të vajzës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Emra Demiri.

Mësohet se ka qenë vetë motra Santiljana Rexha, që ka bërë denoncimin pranë komisariatit numër 6 në kryeqytet për vëllanë e dhunshëm.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot në Rrugën Shaban Bardhoshi, teksa nuk dihen ende shkaqet e dhunës së vëllasë ndaj të motrës, e cila është pesë vjet më e madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›