Dhunonte gruan që të prostituonte, arrestohet

Burri i kishte bërë edhe video pornografike me telefon gruas, duke e kërcënuar.
Të paktën 10 video janë gjetur në telefonin e shtetasi Mihal Kroni, 41-vjeç, i cili tashmë është arrestuar. Gruaja e tij 30-vjeçe, ka shkuar në polici duke denoncuar rastin. Sipas gruas, e cila ka rrëfyer gjithçka në polici, burri i kishte thënë se do t’i shpërndante videot në internet nëse nuk do të prostituonte kundrejt parave.
Gruaja ishte larguar prej disa javësh nga banesa, teksa kishte nisur procedurat për divorcin me bashkëshortin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese mbetur në tentativë”. /Start/
2012-08-23 09:43