Vlorë, arrestohen dy shtetas për zjarrvënie

Policia lokale bëri me dije se janë arrestuar Rrapo Gjonaj 59-vjeç, banues në fshatin Dukat.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ditën e djeshme rreth orës 13:30 ne vendin e quajtur “Gropa e Gjitois” në Dukat, ka ndezur zjarr me dashje nga i cili janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh dhe kullotash. Gjithashtu, u arrestua edhe Nikollaq Panajoti, 52-vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Ky shtetas u arrestua, pasi ka ndezur zjarr me qëllim djegien e disa shkurreve që kishte grumbulluar nga pastrimi i shkurreve dhe ferrave të një sipërfaqe toke, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit e për pasojë janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyjesh dhe kullotash.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë për veprën penale “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /Start/
2012-08-23 10:08