E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë

Të dhënat bëhen të ditura nga Ministria e Brendshme, bazuar në informacionet e grumbulluara nga emergjencat civile në rrethe dhe pushteti vendor.

Zjarret më aktive paraqiten në Dibër dhe Kukës, ku ditët e fundit janë shkrumbuar qindra hektarë.

Qarku Dibër: Gjatë ditës së sotme vazhdojnë të jenë 6 vatra aktive zjarri. Në ekonominë pyjore Lura 1, në vendin e quajtur “Zhavori”, në Parkun Kombëtar Lura 2, në vendin e quajtur “Fusha e Pelave”, në Pllaut-Qafë Murrë, në pjesën veriore të kësaj ekonomie, në Zall-Gjoçaj, në vendin e quajtur Kodra e Tollës, në rrethin e Matit, në  Malin e Bejinit dhe në Shupenzë. Zjarret janë nën kontrroll dhe vijon puna për fikjen e tyre.

Qarku Kukës: Ka 2 vatra zjarri në në fshatin Zapod, komuna Zapod si dhe vatra e zjarrit në Qafë Kom, të cilat janë të izoluara dhe nën kontroll. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna për fikjen e plotë nga forcat e policisë pyjore, forcat zjarrfikëse dhe komuniteti.

Qarku Lezhë: Ka 1 vatër aktive zjarri, në komunën Kthjelle.

Qarku Shkodër: Ka 5 vatra aktive zjarri në rrethin e Pukës. Në pyllin mbi fshatin Gojan-Gjegjan, 2 vatra në Iballë dhe 2 vatra në Qerret. Ndërsa vatra e zjarrit pranë Thethit u shua plotësisht.

Qarku Vlorë: Gjatë ditës së sotme u shfaq një vatër zjarri në fshatin Dhërmi. Forca të PMNZH-së Vlorë, kanë shkuar në ndihmë të forcave lokale dhe po punojnë për vënien e plotë nën kontroll dhe fikjen e zjarrit. /Start/

                                                                                             2012-08-22 16:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›