E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunuan te dehur, ne gjyq dy police te rrugores

Perfundojne ne gjyq dy efektive te Policise Rrugore te Kucoves, qe akuzohen per veprime arbitrare, dhunim dhe shoqerim te padrejte ne komisariat te dy qytetareve. Gjykata e Beratit ka nisur dje gjykimin nga dy efektive policie, te cilet jane denoncuar nga nje qytetar per ushtrimin e dhunes fizike. Ceshtja ne ngarkim te punonjesve te policise se Komisariatit te Kucoves, Dule Metushi dhe Elton Prendi, ka nisur nje muaj me pare, ndersa uniformat blu do te perballen me akuzen e "rrahjes se kryer ne bashkepunim". Ka qene i riu Ledion Plaka, i cili ngriti padine ndaj policeve, nje muaj me pare, prane organit te prokurorise, duke i akuzuar ata per ushtrim dhune. Plaka ka bere te ditur qarte ne deshmine e tij, se diten e ngjarjes ndodhej me punedhenesin e tij, Arben Polisi, duke udhetuar me mjetin e ketij te fundit. Ata u ndaluan gjate rruges per ne vendin e tyre te punes nga punonjesit e rrugores, Metushi e Prendi, te cilet, sipas denoncimit te 20-vjecarit, kane qene jashte orarit te sherbimit dhe ne gjendje te dehur. Punonjesit e rrugores mesohet te jene konfliktuar me dy qytetaret nga Kucova, Plaka dhe Polisi, konflikt i cili degjeneroi deri ne ushtrimin e dhunes. Por, pas ngjarjes punonjesit e rrugores kerkuan ndalimin e tyre, duke i akuzuar per ushtrim dhune gjate kohes qe ishin ne sherbim.

Pretendimet

Ne mbrojtje te kolegeve te tyre, uniformat blu bene arrestimin e Polisit, i cili, ndonese mbeti i dhunuar nga kjo ngjarje, u arrestua dhe ndodhen ne dhomat e paraburgimit, duke u akuzuar per vepren penale te "goditjes per shkak te detyres". Por, 20-vjecari Plaka, qe udhetonte me punedhenesin per ne vendin e rojes, mesohet te kete denoncuar veprimin e policeve menjehere pas ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›