E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria i refuzon kallezimin Ahmetit

Redinalda Caushaj

Tirane - Shefit te Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmetit, i refuzohet kallezimi penal ne ngarkim te nje prej denoncuesve te tij. Shkak eshte bere mungesa e provave te komisarit dhe se ishte ky i pari qe kishte fyer qytetarin. Kjo gje nuk eshte pritur mire prej kryepolicit, i cili mesohet se ka nisur edhe te bertase ne korridoret e Prokurorise se Tiranes. Disa dite pasi Krenar Ahmeti eshte denoncuar ne Prokurorine e Tiranes nga ana e Hekuran Nezes. Pasi eshte vene ne dijeni te ketij kallezimi, shefi i qarkullimit rrugor i ka kthyer padine Nezes, duke e akuzuar ate per fyerje dhe kanosje per shkak te detyres. Kallezimi penal, i cili eshte marre ne shqyrtim nga ana e prokurorise eshte mbyllur per mungese te provave. Burime nga Prokuroria e Tiranes kane bere me dije se shefi i qarkullimit rrugor jo vetem qe nuk shpjeguar se perse ishte kanosur, por nga ana tjeter me shpjegimet qe kishte dhene vertetonte krejt te kunderten e thenieve te tij. Pra, sipas burimeve, behet me dije se ky i fundit e kishte fyer Nezen. Sipas burimeve ne kallezim behej e ditur se shefi i qarkullimit rrugor ka qene ai nismetari i fyerjeve ndaj qytetarit, i cili me pas kishte reaguar, duke i kthyer ofendimet. Nga ana tjeter, sipas vete deklarimeve te Ahmetit, nuk thuhej qe ky i fundit nuk sqaronte te ishte rrahur prej Nezes. Burimet kane shpjeguar se, edhe pse me detyre shefi i qarkullimit rrugor nuk ka te drejte te ofendoje apo te shoqeroje me dhune njerez padrejtesisht. Burimet kane shpjeguar se shefi i qarkullimit rrugor nuk e ka mirepritur kete vendim te marre nga ana e Prokurorise se Tiranes, por ka ngritur zerin. Nderkohe qe burimet kane shpjeguar se Ahmeti eshte shpjeguar per kete vendim te marre nga ana e prokurorise, i cili me pas eshte larguar. Te dy kallezuesit kane treguar ngjarjen, per te cilen edhe gjykata ka vendosur ta pezulloje nga puna Krenar Ahmetin. Te dyja palet, si Ahmeti ashtu edhe Neza, kane treguar ngjarjen nga fillimi ne fund. Nderkohe qe ne te dyja versionet secili prej kallezuesve mbronte interesat e tij. Kallezimi i depozituar nga ana e Nezes, perbere nga 10 faqe format bente me dije se shefi i qarkullimit rrugor e ka ofenduar padrejtesisht dhe e ka shoqeruar per ne komisariatin e qarkullimit rrugor. Nderkohe qe ne te njejten kohe shefi i qarkullimit rrugor sqaronte se Neza e ka ofenduar dhe kanosur per shkak te detyres, pasi e ka ndaluar ne rruge dhe i ka kerkuar dokumentet e mjetit qe drejtonte. Prokuroria ka marre ne shqyrtim vetem kallezim e Nezes, ne te cilen shpjegohej dhe jepeshin prova bindese kunder shefit te Qarkullimit Rrugor. Pak dite me pare, Gjykata e Tiranes ka vendosur te pezulloje nga detyra shefin e Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti, pasi akuzohet per arbitraritet. Shkak jane bere tre kallezime penale ne prokurori ne ngarkim te tij, te cilet akuzojne kete te fundit se i ka ofenduar pa te drejte, dhe me pas i ka bllokuar mjetet e tyre


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›