E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk ka motive per pezullimin e Krenar Ahmetit"

Tirane - Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ka marre ne mbrojtje shefin e komisariatit te qarkullimit rrugor per kryeqytetin, jo vetem me deklarime publike, por edhe me shkresa zyrtare. Madje, kete mbrojtje e ka bere duke i derguar nje leter zyrtare gjyqtares, e cila kishte ne dore fatin e tij, duke ja argumentuar se Krenar Ahmetaj ka zbatuar ligjin dhe eshte kundershtuar dhe fyer se bashku me punonjesit e policise rrugore nga shtetasit qe pretendojne se jane te demtuar. Nepermjet letres zyrtare, te drejtuar gjyqtares Majlinda Dogga, i kerkon pa cenuar paanesine e gjykates, rrezimin e kerkeses per pezullimin e Ahmetit nga detyra. Sipas tij, rastet e pretenduara nga organi i akuzes per keqtrajtimin e shtetasve, Elisabeta Ymeri e Hasan Nezaj, nuk eshte motivi ligjor qe kerkohet pezullimi nga detyra per punonjesin e policise, Krenar Ahmetaj. Me poshte gazeta po boton tekstin e plote te letres se ministrit te Brendshem. Kreu i dikasterit blu ishte shprehur per ceshtjen "Ahmeti" edhe ne Komisionin e Sigurise ne Kuvend dy dite me pare, ndersa u pyet nga debutetet e interesuar. Duke vleresuar punen nje vjecare te vartesit te tij qe mban graden e komisarit, Nishani deklaroi se, "askush nuk ka te drejte te dhunoje njeriun e ligjit kur ai zbaton detyren me korrektesi". Duket se ky proces ka shkaktuar edhe nje krisje tjeter te lehte mes prokurorise dhe policise, duke vene si "arbiter" gjykaten.

Kopje nr._.Tirane, me 9.6.2008

Nr.4523. Prot

Lenda: Ne lidhje me caktimin e mases se sigurise per shefin e Komisariatit te Qarkullimit Rrugore Tirane, kryeinspektor Krenar Ahmetaj

GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR

Ne vemendje: Gjyqtares, zonjes Majlinda Dogga

-E nderuar zonja gjyqtare,

Me date 08.06.2008, nepermjet njoftimeve te medias, jemi njohur me lajmin se me date 09.06.2008, diten e hene, do te zhvillohej seanca gjyqesore per caktimin e mases se sigurise, me karakter ndalues, "pezullim nga detyra", per shefin e Komisariatit te Qarkullimit Rrugore Tirane, Kryeinspektor Krenar Ahmetaj. Pas verifikimeve te bera nga ana jone, u njohem me faktin se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, kishte depozituar ne gjykate, kerkesen per caktimin e mases se sigurise, ndaj te pandehurit (ose person nen hetim) Krenar Ahmetaj, ate te " pezullimit te ushtrimit te nje detyre a sherbim publik" te parashikuar nga neni 240/1 "a" te K.P.Penale.

Zonja Gjyqtare, pa nderhyre ne objektivitetin dhe paanesine e gjykates, e shikojme me vend, t'ju bejme me dije se dy rastet e pretenduara nga organi i akuzes per keqtrajtimin e shtetasve Elisabeta Ymeri dhe Hasan Nezaj, nuk eshte motivi ligjor qe kerkohet pezullimi nga detyra e punonjesit te policise Krenar Ahmetaj. Rastet ne fjale, jane objekt hetimi dhe ne cdo rast, kane qene punonjesit e policise ne detyre te demtuar, duke u ushtruar edhe dhune fizike ndaj tyre. Veprime kundershtimi dhe dhune per te cilat jane depozituar kallezimet dhe aktet e tjera hetimore prane prokurorise, per vepren penale te "Kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik" parashikuar nga neni 236/2 te K. Penal. Duke mos nderhyre ne pavaresine e organeve gjyqesore, por nisur nga praktikat dokumentare dhe informacionet qe ne administrojme, jemi te bindur se nuk ekziston asnje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova, per te caktuar masen e sigurimit personal te kerkuar nga prokuroria. Oficeri i Policise, Krenar Ahmetaj, gjate gjithe periudhes qe drejton Komisariatin e Qarkullimit Rrugore Tirane, ka punuar me perkushtim, profesionalizem dhe ndershmeri, per permbushjen e rregullt te detyres, pune per te cilen ai eshte falenderuar edhe publikisht nga ana jone. Te gjithe jemi te ndergjegjshem, per permiresimin e dukshem te situates se trafikut rrugor ne Tirane, por mosbindja e drejtuesve te mjeteve ndaj rregullave, per fat te keq vazhdon te jete prezente, kundershtime te cilat cojne deri ne perdorimin e dhunes ndaj punonjesve te policise.

Perfundimisht, duke ju uruar pune te mbare, dhe duke respektuar pavaresine e institucionit tuaj, desha te bej prezent mendimin e Ministrise se Brendshme, ne cilesine edhe te punedhenesit, per shefin e Policise se Qarkullimit Rrugore Tirane, Kryeinspektor Krenar Ahmeta. Pezullimi i tij nga detyra, do te demtonte rende efektivitetin dhe eficiensen e punes se struktures policore qe ai drejton.

Duke ju falenderuar per bashkepunimin.

Ne Prokurorine e Tiranes ka shkuar ne tre numri i kallezimeve penale ne ngarkim te shefit te qarkullimit rrugor. Ne to thuhet se Ahmeti jo vetem qe i ka ndaluar padrejtesisht automjetet e tyre, por nga ana tjeter i ka ofenduar.

Edhe pse eshte pezulluar nga detyra me vendim gjykate shefi i qarkullimit rrugor vazhdon te qendroje serish ne detyre dhe te levize me makinat zyrtare. Nderkohe qe ky i fundit pritet qe ta apeloje vendimin e gjykates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›