E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata Qeveritare

Share

Nga Leart Kola

Shpërblime për këtë fundvit nuk do ketë, sepse, siç tha dhe vetë Bode, ne kemi punuar shumë për popullin gjatë vitit, kështu që nuk ka nevojë populli për shpërblime në fund të vitit, kjo është pak por e vërtetë. Vitin që kaloi Saliu dhe banda e tij, kanë bërë shumë dhurata për popullin.

 Dhurata më e madhe e vitit që po lemë pas, ishte 21 Janari,e vrasja e katër qytetarëve që e nxorri zbuluar, kur e mbuloi me gjak bulevardin, sistemin në të cilin jetojmë dhe kreun e këtij sistemi Sali Berishën, i cili i shoqëroi vrasjet me një moblizim fashist të policisë e cila nën urdhrat e këtij tirani, torturoi në bodrumet e komisariateve të Tiranës për ditë me rradhë, me dhjetra protestues, larg syve të ndërkombëtarëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut. Me gjakun e mpiksur të protestuesve është e mbushur sot ndërgjegja e tyre, meqë në bashkëpunim me regjimin ata refuzuan të mbushnin raportet me ngjyrën e të vërtetës.

 Një tjetër dhuratë që morëm këtë fundviti nga qeveria është dhe shpallja publike e zhdukjes së drejtësisë.Gjykatës e prokurorë, të kastruar,militantë,të paaftë,që mbi vete pranuan të mernin damkën historike të ekzekutimit të drejtësisë,kur refuzuan të burgosnin ekzekutuesit e qytetarëve të pambrojtur,që kishin dalë,për ti kthyer dinjitetin një vendi të përdhunuar nga gjithë derrat që kanë pak pushtet,e në rastin konkret kryederri, Ilir Meta. Ky i fundit,duhet konsideruar si dhurata më pikante e kësaj qeverie për nënshtetasit e saj.

 Në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë,e sidomos me dy talentet më të spikatura,sic ishte Sashenka Jonuzi dhe Tom Ndreca me sfondin e mahnitshëm të kryetarit të KQZ Arben Ristani,u krye dhe një dhuratë tjetër e madhe,mohimi drejtpërdrejtë në televizion të votës së qytetarëve. Ndryshimi në tavoline i demokracisë, si të ishte ndeshje e ekipit të Laçit,e jo e ardhmja kolektive politike e një vendi që i pëlqen ta quajne demokraci,por kurrfare lidhje nuk ka me të.

 Dhurata këtë fundviti, bashkë me ne mori dhe Luli,kryebashkiaku langaraq i Tiranës, i cili pasi u bë hajduti personal i Saliut,e pasuroj CV e tij prej çuni me shkollë perendimore edhe me ngritjen në detyrë  si killer personal i Saliut në krye të Ministrisë së Brendshme. Për merita të posaçme në vrasjen e torturimin e shqiptarëve ai u vendos në krye të bashkisë me vota të vjedhura,si tregues i qartë se cilat janë format e të bërit karriere në Shqipërinë e 2011. Një vit i mbarë ish për të,e për gjithë shefat e komisariatit më mizor,të cilët në bazë të sa i kishin duart e lara me gjak,ja ngritën postin e domosdoshmërisht dhe rrogën që paguhet për ta,nga ata që e derdhën gjakun në duart e tyre.

 Nuk ka nevoje për shpërblimet e Bodes, ajo masë e punëtorëve që u hoqën këtë vit nga puna,nën slloganin e njohur reformë,për të pësuar në trupin e tyre dhe të familjarëve të tyre paaftësinë e kësaj qeverie për të mbajtur njerëzit në punë, ashtu si ndodhi edhe me ushtrinë e NATO-s ,duke qenw se duhet të blinin helikopterë për të blerë mbështetje politike, u detyruan të hedhin në rrugë këtë fundviti gjysmën e administratës profesionale të ushtrisë. Dhurate e qeverisë ishte NAtO,e kjo i bëri nëpërmjet qeverisë një dhuratë punonjësve të ushtrisë,duke i hedhur në mëshirën e fatit të tregut të punës, pa asnjë vend pune.

 Ku ka dhuratë më të bukur për një milion shqiptarët,që zgjohen çdo mëngjes me sigurinë absolute që nëse i bie një sëmundje sado e lehtë,ata e kanë të pamundur të aksesojnë spitalet,sepse janë jashtë çdo skeme punësimi që do i garantonte dhe hospitalizimin eventual? Kjo është një dhuratë që nuk ka të paguar,sepse ska asnjë lloj pagese për këta njerëz. Megjithëse me taksat e këtyre të fundit,qeveria e devijon me kosto të lartë financiare dhe koston e shkatërrimit të pasurisë publike,unazën e madhe për ti bërë dhuratë Zamirit, një biznesmeni të Saliut, rrugën deri tek qëndra e tij e madhe tregtare,që si për ironi Saliu e quan dhuratën e tij e të Zamirit për Shqiptarët?! Po për cilët shqiptarë? Për ata që nuk kanë para as për tu shtruar në spital?!

 A mund të rrime ne sot,pa i thënë faleminderit qeverisë,kur pasi privatizoi shpërndarjen e KESH,e na premtoi mrekullinë, kanë filluar kufizimet disa orëshe të energjisë? E bashkë me kufizimet,qeveria nuk harron së na çudituri me 7 fishimin e energjisë dhe ujit. Jemi vendi i dytë pas Gjermanisë thote Saliu,e ndoshta ka të drejtë,sepse pagesat e shërbimeve dhe ushqimeve i kemi afërsisht njësoj me ta.

 Ku ti gjejmë fjalët,për të kërkuar shpërblim qeverisë,e paturpsinë për ta bërë një gjë të tillë,kur parlamenti i vendit,në këtë fundviti na bëri dhe dhuratën e madhe të importit të plehrave nga gjithë Europa. Kjo na sjell më afër saj, kur të kundërmojmë me jashtëqitjen e saj, sepse do jemi jo vetëm afër, por gati gati brenda saj, pra Europës jo vetëm të dëshiruar por dhe të dashuruar në ekstreme patetike.

 Ka të drejtë Bode,ne nuk i meritojmë shpërblimet e fundvitit,sepse qeveria na ka bërë me dhjetra dhurata të cilat ne nuk po i vlerësojmë, sepse jemi të mbytur nga egoizimi ynë i shfrenuar,me dëshirën perverse për të jetuar të paktën në një varfëri dinjitoze. Disa syresh vazhdimisht kërkojnë spitale,shkolla,kërkojnë së paku kufizim jo ulje të analfabetizmit,apo vdekjeve nga lindja nëpër fshatra si mungesë e ambulancave e mjekëve,vdekje këto që nuk ndodhnin që nga vitet 30. Ka nga ajo rraca e ndyrë e Marksistëve akoma në Shqipëri,që për të minuar qeverisjen e lavdishme demokratike deklarojnë se ka papunësi e korrupsion, çmime të larta që nuk përballohen nga pagat e vogla. Ka një tufë homoseksualësh majtistë,që janë për një rishpërndarje më të drejtë të pasurisë,që deklarojnë se nëse 95% e kapitalit është në duar të vetëm 5% të popullsisë, kjo na prodhon një sistem fashizmi feudal, i cili vazhdimisht pjell krim dhe dhunë.

 Nuk ka shpërblime për këtë vit,sepse dhuratën më të madhe po ja bëjmë njëri tjetrit,duke e mbajtur akoma këtë qeveri në pushtet,duke mbyllur sytë përpara padrejtësive,e duke ulur kurrizin sa herë tirani ngre kamzhikun.Drejtësia nuk vendoset nga gjykatësit,por nga qëndresa e atyre që e deklarojnë të drejtën nga e gabuara,nga ata që nuk i ulin sytë përballë padrejtësive për të parë punën e vet, siç kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Ne të gjithë u vramë në 21 Janar, sepse territori ynë politik dhe social u la me gjakun e katër të pafajshmëve, ne të gjithë u vodhëm nga Ilir Meta,sepse u vodh pasuria jonë e përbashkët, ne të gjithë u gënjyem në zgjedhjet e fundit,sepse u përdhos institucioni i vetëm i drejtësisë kolektive. Nuk ka shpërblim që e lan gjakun e 21 Janarit,i vetmi shpërblim për ne,është aksioni kolektiv për rivendosjen e drejtësisë,kthimin e institucioneve tek populli,e ripërtëritja e shpresës që ditët që do të vinë do jenë më të mira. E më të mira padyshim do jenë, sepse tirani i ka ditët e numëruara, siç thotë dhe Bob Marley,mund të gënjesh një pjesë të popullit për një pjesë kohe,por nuk mund të gënjesh gjithë popullin përg

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›