Zyrtarët kosovarë, dieta më të shtrenjta kur udhëtojnë në Shqipëri, se në Kanada
Share
Mediat kosovare kanë zbuluar një listë të çuditshme të zyrtarëve kosovarë për dietat që marrin gjatë udhëtimeve të tyre për punë jashtë shtetit. Sipas radios ‘Evropa e Lirë’, zyrtarët kosovarë përfitojnë më shumë dieta kur udhëtojnë në Shqipëri, që është distancë shumë e afërt, se sa kur udhëtojnë për punë në Kanada.
Qëndrimi për vizitë zyrtare në Shqipëri, bën që zyrtarët kosovarë të përfitojnë 209 euro dietë për një ditë, që është më i leverdishëm se sa ai në Kanada, ku pavarësisht distancës, zyrtarët parashihet të paguhen me 180 euro në ditë.
Po edhe në ndonjë vend tjetër si në Danimarkë, qëndrimi brenda një dite për një zyrtar është 179 euro.