E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë me Priftin


Vargje nga Arben Duka

Ishe si rojtari,

që kusarin zure,

po siklet të madh,

dhe vetes i vure

Se ata që zure,

si i thonë fjalës,

s’ishin dokudo,

po njësha pas Salës

Siç thosh dikur Sala,

nëse e kujtoni

në video ish’

“mamuth korrupsioni”

Me çka denoncove,

pa t’u dridhur syri,

duhet të të jepnin,

medalje floriri

Duhet të të mbronin,

me njëqind eskorta,

se ato akuza,

ishin shumë të forta

Ti e bëre tënden,

e s’ktheve një hap,

por këtu “mamuthët”,

s’ka rrjetë që t’i kap

Këtu s’është problem,

se është vend malinj,

të shpallen “ekspertë”

ca teneqexhinj

Kur llumi mbush vendin

s’i ve dot kapak

ndaj një gjyq i tillë

është krejt qesharak

Por hiç rëndësi

s’ka gjyqi për ta

Kushka sy në ballë

të vërtetën pa

Nuk kanë asnjë vlerë

Prangat e zinxhirat

Se çdo vesh shqiptari

i dëgjoi mënxyrat

Populli i njeh

ata që gënjejnë

as njëmijë gjykata

sa populli s’vlejnë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›