E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhurimet e gjakut mbulojnë 25% të nevojave, ambasadorë e mjekë thirrje për dhurime vullnetare

Nevojat për gjak janë gjithmonë të larta në vendin tonë. Aktualisht sipas Kryqit të Kuq shqiptar dhurimet vullnetare kapin kuotat 17 për 1000 banorë, një shifër kjo e ulët krahasuar me vendet e BE.

Në Ditën Botërore të Dhurimeve Vullnetare, ambasadorë dhe mjekë të spitalit Onkologjk apeluan për dhurime të plazmës sa më shpesh.

Luljeta Hidi ka prej 19 vitesh qe jep rregullisht dy here ne vit gjak dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Dhurimet vullnetare të gjakut arrijnë të mbulojnë sot rreth 25% të nevojave në vendin tone, shifër kjo e ulët krahasuar me nevojat në rritje.

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimeve Vullnetare personalitete dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë u solidarizuan me thirrjen e Kryqit të Kuq për fëmijët talasemikë.

 “Është shumë e rëndësishme të jemi pjesë e fushatës . Në vendin tim këtë e bëj rregullisht, pra nuk është hera e parë që dhuroj. Fushata është e mirë organizuar. Mesazhi im: Eja dhe jep gjak! Askush nuk e di se kur dikush ka nevojë për ty“, ambasadori cek në vendin tonë, Karel Urban.

Nga spitali onkologjik mjekë hematologë  së bashku me ministren apeluan për fëmijët e sëmurë.

Ekspertët mendojnë se dhurimet vullnetare duhen nxitur duke i shkuar pranë qytetarit për të ndezur vetëdijen për një akt të tillë.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›