Dhurohen pajisje kontrolli ne Murriqan
Pajisje per kontrollin e mallrave dhe automjeteve jane dhuruar nga ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane per piken e kalimit kufitar ne Murriqan.
Ne ceremonine e dorezimit ishte e pranishme zevendesambasadorja amerikane ne Tirane zonja Debora Xhons.
Pajisjet e dhuruara ne kuader te programit per kontrollin e eksporteve dhe sigurise se kufijve jane kryesisht mjete per zbulimin e lendeve radioaktive te armeve te shkaterrimit ne mase dhe disa paisje te tjera si dylbi me rreze lazer per shikimin naten. Vlera e tyre shkon ne 340 mije dollare.