E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria importon plehra

Me 13 tetor te ketij viti Keshilli i Ministrave miratoi listen e mbetjeve qe do te lejohen te importohen nga vende te ndryshme te botes me qellime riciklimi dhe perpunimi.

Edhe pse blerja e mbetjeve nga jashte eshte kundershtuar fort nga opozita e vitit 2004 dhe kryetari i saj Sali Berisha sot situata ka ndryshuar. Zendesministri i Mjedisit Taulant Bino ka sqaruar se bizneset e riciklimit ne Shqiperi kane mungesa te medha ne lenden e pare pasi ne vend nuk funksionon ndarja e mbetjeve sipas perberjes.

Do te ishte shume mire qe industria e riciklimit te mbeshtetej me burimet e brendshme por per fat te keq ne Shqiperi nuk ka grumbullim te vecuar te mbetjeve. Atehere industria i drejtohet tregut te huaj dhe ne Shqiperi sillen vetem lende te para qe jane produkte te ricikluara tha Bino.

Por sa e pengon importi i mbetjeve nga jashte zhvillimin e infrastruktures se brendshme te menaxhimit te mbetjeve dhe a ka ngjashmeri me projektvendimin e vitit 2004

Leja qe jepet eshte vjetore dhe do te kete nje sistem kontrolli. Ministria e Mjedisit kontrollon fabriken per kapacitetet perpunuese vjetore te saj. Po ashtu do te kete edhe kontroll te doganave thote Bino.

Por deputeti i Partise Socialiste dhe ish zevendesministri i Mjedisit Besnik Bare mendon se ky vendim eshte marre pa u pyetur qytetaret dhe do ti hape rruge korrupsionit.

Ky vendim nuk eshte transparent nuk eshte bere ne konsulim me publikun me shoqatat. KE ka nje projekt per menaxhimin e mbetjeve urbane dhe eshte e parakohshme qe vendimi te merrej tani. Lidhur me eksportin me mbetjeve urbane nga vendet e zhvilluara ne te pazhvilluara perfshihen edhe elemente mafioze qe kane nje fitim te jashtezakonshem tha Bare.

Shoqatat e Mjedisit permes nje deklarate e kane cilesuar te papranueshem kete vendim te Keshillit te Ministrave.

Shqiperia nuk mundet per shume arsye te pranoje importin e plehrave nga Evropa. eshte nje vazhdimesi e projektit te 2004 dhe ne nuk do te donim qe qeveria e 2010 te ishte ne kete linje. Ne do ta kundershtojme kete gje thone perfaqesues te Shoqates se Mjedisit.

Ambientalistet kane deklaruar se do te kundershtojne kete vendim i cili bie ndesh me strategjine e qeverise per ta zhvilluar Shqiperine si nje vend turistik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›