E Diel, 1 Nëntor 2026

Apoloni: Rrëshqet dheu, vërshohet teatri antik

Rrëshqitjet masive të dheut dëmtuan rëndë Parkun Arkeologjik të Apollonisë. Reshjet e ditëve të fundit kanë bërë që mbi një e treta e Teatrit Antik të mbulohet nga afro 100 metra kub dhe. Kjo është hera e dytë që teatri mbulohet nga dheu, pas rrëshqitjes së ndodhur në vitin 2010.

Ekspedita gjermano-shqiptare e cila ka pastruar dhe niveluar teatrin në dy vitet e fundit, për ta bërë atë të vizitueshëm, ka dështuar që të mbrojë rrënojat, ndonëse siguroi që rrëshqitjet e dheut nuk do të përsëriteshin.

Sipas drejtorit të parkut, Marin Haxhimihali, në zonën Apollonisë ka burime të nëndheshme ujore, dhe për zgjidhjen e këtij problemi nuk është marrë parasysh as studimi i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

Ndryshe, teatri i shembur shtrihet rrëzë një kodre të zhveshur nga bimësia dhe shkurret, për shkak të zjarreve dhe pastrimit të saj për gërmim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›