E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuron piktura, historia e 11 vjeçarit që i ka të dy prindërit në burg

Për të qëndruar disa orë pranë dy prindërve të tij i duhet të shkoj në burg, aty ku qëndrojnë prindërit e tij. Që prej arrestimit të tyre ai jeton në shtepinë e fëmijës Zyber Hallulli. 11-vjeçari Fatjon Kreka i kalon ditët ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij. Për të treguar se sa shumë e merr malli për nënë dhe babain e vetmja mënyrë që ka gjetur janë pikturat. Për këtë arsye drejtoria e përgjithshme e burgjeve organizoi një aktivitet në Burgun e Vaqarrit ku u ekspozuan pikturat e vogëlushit. Në këtë aktivitet ishte edhe asambli Shqiponja i cili i përshëndeti të dënuarit e mitur më këngë dhe valle. Ndër të tjera 11-vjeçari nga Tirana tregon se e merr malli për prindrit, por shkon shpesh herë në burgun ku ata qëndrojnë për t'i takuar. Por vogëlushi jashtë hekurave ku qëndrojnë dy prindërit ka edhe një ëndërr, që kur të rritet dëshiron të bëhet futbollist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›