E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë,/Qëllohet me thikë, vdes 60-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qerret të Kavajës, ku një 60-vjeçar është vrarë. Pajtim Selmanaj, është qëlluar me thikë nga roja i punësuar, Halil Buletini. Viktima është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Mësohet se krimi ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së shkuar. Sipas hetimeve të para, roja vrasës ishte në depresion të thellë mendor, për të cilin merrte edhe kurime. Në komunikatën e saj, policia bën të ditur se autori i krimit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është vënë në pranga, pak orë pas ndodhjes së krimit, ndërsa grupet e hetimit po hetojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›