Dhuruan gjak 110 pjesëtarë të FSK-së

Në kuadër të aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut, të enjten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dhuruar gjak 110 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, Ardian Lulaj, menaxher në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, ka thënë për Kosovapress se ekipi i QTGJ-së është ndarë shumë i kënaqur nga ky interesim aq i madh i dhuruesve vullnetarë të FSK-së, duke shpresuar se ky interesim do të vazhdojë edhe në njësitet tjera të FSK-së.
“Ne e vlerësojmë shumë interesimin e pjesëtarëve të uniformuar të FSK-së për dhurimin vullnetar të gjakut. Shpresojë që një interesim kaq të madh të kenë edhe pjesëtarët e njësive tjera të FSK-së”, është shprehur Lulaj.
Ai theksoi se ky aksion do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim edhe në njësitet tjera të FSK-së, në të gjitha komunat e Kosovës.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, të mërkurën ka organizuar aksionin tashmë tradicional për dhurimin vullnetar të gjakut, ku në mesin e dhuruesve të shumtë ishin edhe ministri Fehmi Mujota, zv. ministri Behxhet Brajshori, si dhe pjesëtarë të tjerë të MFSK-së dhe FSK-së.