E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrikë e Jugut: Arrestohet një gazetar britanik

Një gazetar britanik është arrestuar nga policia jug-afrikane, e cila e akuzon se e ka dirigjuar hyrjen e disa ditëve më parë të një tifozi në zhveshtoren e përfaqësueses angleze në stadiumin e Cape Town.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat jug-afrikane. Gazetari Simon Wright, nga tabloidi Sunday Mirror, akuzohet se i ka dhënë udhëzimet tifozit britanik Pavlos Joseph më 18 qershor. Të martën, shefi i policisë së vendit, Bheki Cele, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Pretoria, ka thënë se sa ka informata nga hetimet dhe nga regjistrimet e video-kamerave, “disa persona janë të përfshirë në incident”.

Cele ka shtuar se Wright e ka rezervuar hotelin për Joseph, të cilin e ka prezantuar me emër fals, ndërsa më pas e ka pritur dhe e ka intervistuar për shtatë ditë pas kësaj ngjarjeje. Sipas Cele, objektiv i Wright ishte që ta njollosë organizimin dhe sigurinë e Botërorit 2010. Shefi i policë ka paralajmëruar edhe arrestime të tjera. Wright kishte shkruar artikuj të ndryshëm gjatë Botërorit, ku kritikonte sigurinë në Afrikën e Jugut, ndërsa në shkrimet e tij përmendte edhe krimin e organizuar në këtë vend.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›