E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Carlo emërohet trajner i Sampdorias

Sampdoria ka emëruar Domenico di Carlo si trajner të ri të ekipit, pasi ish-trajneri Gigi del Neri, u largua javën e kaluar për të marrë nën drejtim Juventusin.
Më pak se një orë pasi Chievo zbuloi se Di Carlo i ka dhënë fund lidhjes me këtë klub, Sampdoria edhe zyrtarisht ka caktuar Di Carlon si trajner të ri.
"Kjo ishte një ofertë e cila thjesht nuk mund të refuzohej. E di se duhet të bëjë shumë punë, por përgjegjësia nuk më tremb".
"Disa shanse ju kalojnë afër rrallë dhe duhet t'i kapni. Unë doja të qëndroj në Chievo, por kur mu ofrua mundësia të shkoj në raundin para-eliminator të Ligës së Kampionëve, nuk mund të thosha jo", ka thënë Di Carlo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›