E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri:36 HEC-e janë drejt përfundimit

36 hidrocentrale të dhëna me koncesion janë në fazën përfundimtare dhe pritet që energjinë e prodhuar ta shesin tek KESH, ka deklaruar në një konferencë për shtyp zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Leonard Beqiri. Ndërkohë që pjesa e mbetur në të cilën nuk kanë filluar ende investimet pritet që të mbarojnë brenda 2-3 viteve të ardhshme.

Parqet eolike dhe ndërtimi i hidrocentraleve me burim energjie erën ka pësuar një rritje të kërkesës ka deklaruar ndër të tjera zv.ministri Beqiri. Tashmë 3 shoqëri kanë marrë autorizimin për fillimin e investimeve dhe 9 të tjera janë në proces.

Aktualisht janë nënshkruar 98 kontrata koncesionare,të cilat kapin vlerën 244.8 miliard lekë. Ndërkohë që hidrocentralet të cilat pritet që së shpejti të hedhin energji në rrjet, të jenë Ashta në Shkodër dhe hidrocentrali në kaskadën e Devollit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›