E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet me grushta Kastrioti-Lushnja

është mbyllur me grushta ndeshja e play-out Kastrioti-Lushnja në stadiumin "Qemal Stafa".
Ndeshja e cila ka përfunduar me rezultatin 0-1 për ekipin lushnjar ka shënuar edhe incidentin e radhës në stadiumet tona.
Sipas informacioneve më të fundit tension ka pasur që në fillim të ndeshjes ku trajneri i Lushnjes është dënuar edhe me karton të kuq për kundërshtarshtimet ndaj albitrit.
Ndeshja mes Kastriotit dhe Lushnjes ka vazhduar më vonë normalisht por pas përfundimit të saj lojtarët e dy ekipeve janë përleshur njëri me tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të ndarë lojtarët.
Ndërkohë rezultati 1-0 në favor të Kastriotit, i ka siguruar këtij ekipi qëndrimin në Superligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›