Di Maria 2 javë jashtë, Marcelo dënohet 6 mijë euro

Mesfushori i Real Madridit, Angel Di Maria do të jetë 2 javë jashtë fushave.
Lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Manchester United ka bërë që mesfushori argjentinas të mungoj në disa ndeshje të Realit në vazhdim të edicionit.
Di Maria ka pësuar lëndim në muskuj dhe i duhet 3 ditë pushim para se të nisë stërvitjet e lehta.
Në anën tjetër, mbrojtësi i Realit, Marcelo është dënuar me 6 mijë euro nga një gjykatë spanjolle, Marcelo është zënë duke vozitur pa leje./Indeksonline/