E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Mateo: Lampard mund të luajë edhe për shumë vite

—-Nga Rozalb Lika—-

Tekniku i Chelseat i  emëruar në postin e përhershëm me blutë ka insituar se mesfushori mund të luajë një rol të rëndesishëm në skuadrën e sezonit të ardhshëm. Lampard nuk arriti të sigurojë një vend në formacionin bazë të Villas Boas, ndërsa me trajnerin italian ai rigjeti vendin e tij duke e ndihmuar skuadrën në fitoren e Ligës së Kampionëve.

Lampard është nje lojtar shumë i aftë. Për sa kohë ai nuk do të jetë i dëmtuar ai mund të luajë edhe për shumë vite. Frank ka luajtur nje rol të rëndësishëm në fundin e sezonit. Në një moshë të tillë atij i duhet një kohë me e gjatë për tu rikuperuar. Unë nuk shoh asnjë problem me të dhe mendoj se klubi do të marrë vendimin për ta mbajtur edhe në sezonin e ardhshëm-deklaroi Di Mateo.

Bosi italian gjithashtu ka mbështetur edhe kapitenin e ekipit  Xhon Terri dhe theksoi se ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e londinezve.

Ai është kapiteni ynë, udhëheqësi ynë. Unë e pres të njëjtën edhe ne sezonin që do vijë. Në futboll nëse nuk të shoqëron një demtim mund të bësh një karrierë të gjatë, për aq kohë sa je i aftë fizikisht dhe mendërisht- u shpreh strategu italian.

Di Mateo gjithashtu ka hedhur poshtë zërat që qarkullonin për një largim të mundshëm të Torresit. Torres do të qëndrojë në Stamford Brixh ndërsa trajneri italian është në prag përgatitjesh për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›