Rusia në zi për viktimat e përmbytjeve
Rusi- Rusia po mban zi kombëtare për viktimat e përmbytjeve në rajonin e jugut Krasnodar. Së paku 171 persona u vranë në këtë fatkeqësi natyrore, thanë zyrtarët vendas.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një hetim nëse njerëzve u është dhënë paralajmërimi i duhur për fatkeqësinë. Një hetim penal është në proces në rast të një neglizhence të mundshme.
Zyrtarët mohojnë akuzat duke akuzuar egërsinë e papritur të përmbytjeve si shkakatre për viktimat dhe shkatërrimet në rajon.
‘Ditë zie dhe hetim’- tha zoti Putin pasi ai vizitoi gjatë së shtunës zonën e prekur me helikopter. Kjo ishte fatkeqësia e parë më e madhe në Rusi që kurse zoti Putin, 59 vjeç, i rikthyer si president këtë vit pas një mandati katër vjeçar si kryeministër i vendit.
Shirat e furishëm që goditën zonë arriten në më shumë se 28 cm duke i detyruar shumë banorë të strehohen mbi pemë ose mbi çatitë e shtëpive. Shumica e atyre që kanë vdekur ishin nga Krymsk, një qytet me 57 mijë njerëz, por vdekje janë raportuar edhe në Gelendzhi dhe në qytetin port Novorossiysk.
Teksa zyrtarët thonë se më shumë se 500 shtëpi janë përmbytur. Guvernatori i Krasnodar tha të dielën se më shumë se 24 mijë njerëz ishin prekur nga përmbytjet. ‘Është një tragjedi e pashembullt. Asnjë t1% tillë s’ka njohur hsitoria jonë’- tha ai.
Ndërkohë aktivistët fajësojnë egërsinë e përmbytjeje si pasojë e hapjes së pritave në rezervat lokale.
Dorina Bilbili/IDEA/