Di Matteo: Nuk kemi grup të lehtë
Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, është optimist pas shortit të Ligës së Kampionëve, por thotë asnjëri nga rivalët e grupit nuk do të jetë i lehtë.
“Nuk është një grup i lehtë, do të jetë vështirë. Juventusin e njoh shumë mirë, është kampion i Italisë. Ata luajnë një futboll në tempo të lartë, futboll të mirë, dhe kanë disa lojtarë të mirë”.
“Shakhtarin e njoh për shkak të lidhjes me mjekun tonë të klubit, Paco Biosca, i cili ka kaluar shtatë vite atje, ne e njohim shumë mirë”.
“Nordsjaelland mbase është skuadra më e dobët në grup, por mendoj se ne do të duhet të japim më të mirën që nga ndeshja e parë ndaj Juventusit në shtëpi”, ka thënë Di Matteo.