Di Matteo, drejt shkarkimit

Roberto di Matteos ka filluar t’i lëkundet karrigia.
Nën drejtimin e tij, Chelsea po kalon nëpër një krizë. Në shtatë ndeshjet e fundit, kampioni aktual evropian ka regjistruar vetëm tri fitore, një statistikë e zbehtë kjo për një ekip të përforcuar që synon trofe.
Sipas medieve britanike, trajneri italian i ka si ultimatum dy ndeshjet e ardhshme, nëse dëshiron ta shpëtojë kokën. Së pari, të martën do të luajë në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit, ndërsa më pas me Manchester Cityn në Premierligë.
Nëse dështon edhe në këto takime, ai mund të shkarkohet nga pronari Roman Abramovich, i cili ëndërron që ekipi i tij të udhëhiqet nga Pep Guardiola.