E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte pranë Chelseat

Andrea Pirlo ka zbuluar se ishte pranë nënshkrimit të kontratës me Chelsean, për t’iu bashkuar ish trajnerit Carlo Ancelotti në Stamford Bridge në vitin 2010.

Mirëpo, 33 vjeçari në fund vendosi t’i bashkohej Juventusit një vit më pas.

“Kur u largua Ancelotti, fillova negociatat me Chelsean, por Milani nuk donte të më linte të largohesha. Kisha lidhje të fortë me Ancelottin dhe natyrisht se do ta doja një eksperiencë ndryshe, por kjo nuk ndodhi”, deklaroi Pirlo për Daily Mail.

Përfaqësuesi italian nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luajë në futbollin anglez, të cilin e pëlqen shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›