E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Stefano tregon "recetën" për Dortmund

Legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano është takuar sot më zyrtarë të lartë të Realit, presidentin Perez dhe yllin Cristiano Ronaldo. Di Stefano e ka këshilluar Ronaldon se si mund të arrihet përmbysja në ndeshjen ndaj Dortmund.

"Mënyra më e mirë është që njëherë të ndaleni dhe të mendoni. Humbja është e thellë por për ju është shansi i dytë. Gara quhet Liga e Kampionëve dhe ju duhet të tregoni veten si kampionë. Tani është koha për ti harruar fajet por duhet ti bëni fajtorë kundërshtarët për fitoren ndaj jush. Tifozët do të mbushen për ju ndërsa ju duhet të dëshmoni në fushë se e dëshironi të 10-tën. Nuk do të jetë hera e parë as e fundit që janë bërë rikthime në futboll. Dortmundi mposhtet me gjakftohtësi, forcë dhe zemër" i ka thënë Di Stefano Ronaldos./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›