E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi edhe i eliminuar, edhe i dënuar

Skuadra italiane, Inter është dënuar me 45 mijë euro nga UEFA për shkak të fyerjeve raciste në Europa League.

Në mbledhjen e sotshme të mbajtur nga UEFA është vendosur dënim me të holla për Interin pas fyerjeve raciste që janë bërë ndaj yllit të Tottenhamit, Emanuel Adebayor.

Ky është dënimi i dytë për Interin brenda një kohe të shkurtë pasi që javë më parë u dënua për fyerjet ndaj Mario Balotellit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›