E Shtunë, 31 Tetor 2026

DiCaprio e ndihmon Pattinsonin ta tejkalojë ndarjen

Leonardo Di Caprio e ka ftuar Robert Pattinsonin në Miami për të kaluar pushimet verore, në mënyrë që ta ndihmojë atë për të tejkaluar ndarjen nga Kristen Stewart.

Robert Pattinson u nda nga Kristen Stewart për herë të dytë, përkundër faktit se ia fali tradhtinë, ndërsa ndarja e ka bërë të ndihet atë keq dhe të pamotivuar për punë.

Thuhet se Pattinson ka kaluar nëpër kohë të vështira dhe pasi Pat bëri të ditur se nuk do të hyjë në asnjë lidhje për një vit, është Leonardo ai që e ka ftuar në pushime.

“Rob ka qëndruar në LA te miqt e tij ku po vuan dhe nuk po bën thjesht asgjë, por Leonardo e ka telefonuar dhe i ka thënë që të rruhet të vishet dhe që të marrë me qera një shtëpi pranë tij në Miami për këtë verë.

Ai i ka thënë Pattinsonit se është shumë i ri për t’u ndjerë i zhgënjyer nga ndarja prej një femre”, ka thënë një burim i The Sun./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›