“Playboy” e do Kim Kardashian

Një burim i Hollywoodlife, i afërt me revistën Playboy, ka thënë se revista do kishte dëshirë që në ballinë të kishte trupin e Kim Kardashin pas lindjes.
Derisa të gjitha revistat janë të interesuara të kenë të parët foton e fëmijës së Kimit e Kanye-t, Playboy është duke menduar vetëm për Kimin.
Kim përndryshe ka pozuar për Playboy edhe në vitin 2007. Ajo është shprehur se ‘nuk ishte ndjerë fare rehat që kishte pozuar për ta.
“E bëra pasi nëna ime më kërkoi përndryshe s’do ta bëja kurrë” ishte shprehur asokohe Kim.
Se a do pozojë përsëri apo jo, mbetet të shihet pas lindjes./Indeksonline/