Një tjetër bionde për Oscar Pistorius

Atleti paraolimpik,Oscar Pistorius, i cili po përballet me seanca gjyqësore pasi akuzohet se vrau me dashje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, po vazhdon me jeten normale.
Mediat e huaja shkruajnë se një tjetër bionde ka hyrë në jetën e tij. Nuk është dashuri, të paktën për momentin, por punë, duke qenë se vajza e re është ndihmësja e tij personale, e re dhe e bukur.
Quhet Claudia Viljoen 24-vjeç, e cila e njeh Oscar prej shumë kohësh dhe po punon me të si në nivelin fizik edhe mendor, në vilën e xhaxhait të atletit afrikano-jugor dhe po e ndihmon në stërvitje.
“Claudia dhe Oscar ushtrohen bashkë çdo mëngjes, janë vërtet miq të mirë. Edhe ajo si e gjora Reeva ka pas pasur karrierë si modele, ndërsa është zgjedhur edhe “Miss Korriku” në një konkurs të zhvilluar në vendin e saj”, transmeton BW te jete shprehur një mik i afërt i Oscar. /Indeksonline/